Shqipëria mposht Lihtenshtejnin, është e para në grupin G (VIDEO)
Shqipëria ka dyfishuar rezultatin ndaj Lihtenshtejnit me një gol të Bekim Balajt në minutën e 71-të.


Praktikisht duke kyçur 3 pikë në kasafortë. Kjo ishte fitorja e dytë për Shqipërinë në grupin G eliminator të vlefshëm për kupën e botës 2018. Kuqezinjtë janë ngjitur kështu në kuotën e 6 pikëve të plota, si dhe kanë një golavarazh +3 në renditje, duke merituar vendin e parë pas barazimit mes Italisë dhe Spanjës në Torino.
De Biazi dhe skuadra kanë detyrën e vështirë që pas 3 ditësh ta ruajnë këtë pozicion në përballjen me Spanjën në “Loro Boriçi”.
Shqipëria e ka mbyllur me epërsinë e një goli pjesën e parë që po zhvillon ndaj Lihtenshtejnit në “Rheinpark Stadion” të Vaduzit. Ka qenë Jahmir Hyka autori i golit të vetëm në këtë fraksion loje, të shënuar në minutën e 11-të.
Aliji harkoi bukur nga e majta për Odise Roshin, që bën spondën për shtatshkurtrin Jahmir Hyka, që me kokë mposht portierin Jehle.
Shqipëria e ka dominuar kundërshtarin në këtë 45 minutësh, ndërsa ka patur mundësi të mira dyfishimi me Azdren Llullakun, Odise Roshin dhe Bekim Balajn, por aksionet nuk janë konkretizuar siç duhet.
Pavarësisht se kuqezinjtë e kanë kontrolluar topin në pjesën dërrmuese të kësaj pjese (70%), sërish ka munguar qartësia e duhur, teksa rezultati mund të ishte më i thellë.
Në fund të pjesës së parë, Burim Kukeli i ka lënë vendin Migjen Bashës, teksa pas një përplasjeje në mesfushë, lëndoi gjurin e operuar pak kohë më parë, ndërsa De Biazi preferoi të mos e rrezikonte mesfushorin e Zyrihut, për ta patur gati atë për takimin e së dielës kundër Spanjës.
Bëhet gati të startojë pjesa e dytë, ndërsa De Biazi ka vendosur të largojë edhe Amir Abrashin duke hedhur Andi Lilën. Kështu pas këtyre 2 ndërrimeve, Shqipëria ka ndryshuar digën përpara mbrojtës, duke larguar dy mesfushorët shkatërrues që nisën takimin si titullarë.
Shqiperi-Lihtenshtejn
Minuta e 71’: Elseid Hysaj krosim në shtyllën e dytë dhe Balaj me kokë dyfishon rezultatin, duke futur në kasafortë 3 pikë.
Minuta e 44’: De Biazi largon Kukelin në minutën e 44, duke hedhur në vend të tij Migjen Bashën. Mesfushori i Zyrihut pati një problem në gjurin e majtë, të cilin e ka operuar pak kohë më parë. Trajneri italian preferoi të mos rrezikonte më tej me Kukelin për ta pasur gati në ndeshjen me Spanjën.
Minuta e 37′: Roshi merr krahun nga e majta dhe futet drejt qendrës në hyrje të zonës duke lëshuar një goditje drejt portës me të djathtën, e cila kontrollohet pa problem nga portieri.
Minuta e 29′: Aliji ekzekuton një goditje dënimi duke e krosuar topin në zonë, por goditja me kokë e Gjimshitit përfundon jashtë.
Minuta e 24′: Roshi kroson nga e djathta një top në shtyllën e dytë, por goditja e Llullakut shumë pranë portës përfundon mbi tranversë.
Minuta e 20′: Shqipëria vazhdon të kërkojë golin edhe pas kalimit në avantazh, por mungojnë rastet e pastra.
Minuta e 11′: Shqipëria ka kaluar në avantazh me anë të Jahmir Hykës. Aliji kroson nga e majta në qendërtë zonës, aty ku Roshi ul me kokë për Jahmir Hykën që nuk gabon para prtierit duke realizuar golin e avantazhit.
Minuta e 9′: Llullaku gjuan në hyrje të zonës, devijon një mbrojtës i Lihtenshejnit me dorë, por ka vetëm goditje këndi për gjyqtarin e takimit.
Formacioni i Shqipërisë kundër Lihtenshtjenit
Trajneri Xhani de Biasi ka hequr dorë nga skema e tij me 3 sulmues shkatërrues përpara mbrojtjes duke zgjedhur që të rreshtojë Kukelin dhe Abrashin përpara repartit difensiv me 4 lojtarë.
Treshja e mesfushorëve që do të mbështesë Odise Roshin është gjithashtu një risi, teksa për herë të parë do të startojnë si titullarë Llullaku, Hyka dhe Roshi.
Shumë interes ka për sulmuesin e Gaz Metanit, Asdren Llullaku që ka shënuar 8 gola deri tani në kampionatin rumun.
Në portë: Etrit Berisha, në mbrojtje, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Mërgim Mavraj dhe Naser Aliji.
Dyshja e mesfushës para mbrojtjes do të jetë e përbërë nga Burim Kukeli dhe Amir Abrashi, ndërsa Roshi, Hyka dhe Llullaku do të mbështetin sulmuesin e vetëm, Bekim Balaj. /BW/
KOHA JONË SONDAZH

