Shqipëria mund me lehtësi San Marinon dhe merr kreun e grupit në Nations League

Shqipëria ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në grupin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë triumfuan 0-3 në transfertë ndaj San Marinos, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Skuadra shqiptare e zhbllokoi takimin në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Kristian Asllani, Rei Manaj e preku topin me kokë dhe në vendin e duhur u shfaq Anis Mehmeti, i cili e shtyu topin në rrjetë.

Ky ishte goli i parë i Mehmetit me fanellën e Kombëtares shqiptare. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Shqipëria dyfishoi avantazhin. Rei Manaj goditi fuqishëm nga goditja e dënimit, ndërsa portieri vendas grushtoi topin, i cili përfundoi te Myrto Uzuni. Sulmuesi beratas nuk gaboi dhe shënoi për 0-2. Goli u kontrollua edhe nga VAR-i përpara se të konfirmohej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të kuqezinjve. Në fraksionin e dytë, Shqipëria vijoi të kërkojë golin e tretë dhe e gjeti në minutën e 65-të. Manaj provoi fillimisht të mposhtte portierin vendas, por tentativa e parë u ndal. Topi i rikthyer i shkoi sërish sulmuesit kuqezi, i cili këtë herë nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

San Marino 0-3 Shqipëria, një rezultat që i dha Kombëtares shqiptare tri pikë të tjera në grup. Pas dy ndeshjeve, Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë të plota, ndërsa kuqezinjtë tashmë e kanë kthyer vëmendjen te sfida e radhës. Kombëtarja shqiptare do të rikthehet në fushë më 3 tetor, në transfertën ndaj Finlandës në Helsinki.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?