Shqipëria ngjit “dy shkallë” në FIFA, Armenia vjen 18 pozicione pas nesh

Në prag të ndeshjes eliminatore me Armeninë, që do të luhet më 29 mars në Elbasna, Kombëtarja e Shqipërisë ka fituar 2 vende në renditjen e fundit të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi aktualisht pozicionet në vendin e 61-të në klasifikimin e përgjithshëm të kombëtareve, në ndryshim nga vendi i 63-të që mbante në muajin shkurt, duke marrë 548 pikë. Pavarësisht se kuqezinjtë nuk kanë luajtur asnjë takim gjatë muajit shkurt, lëvizja ka ardhur për shkak të impenjimeve që kanë pasur kombëtaret e tjera. Sa i përket Armenisë, kundërshtarit të radhës së përfaqësueses sonë, ajo gjendet në vendin e 79-të në renditjen e përgjithshme dhe përgjatë këtij muaji ka humbur 5 vende, ndërkohë që dhe Serbia gjithashtu ka humbur një vend duke zbritur e 40-ta. Në “top 10” i vetmi ndryshim është ngjitja e Italisë me dy vende duke u pozicionuar tashmë e 10-ta. Edhe për këtë muaj vazhdon të kryesojë Gjermania, kampione bote, e ndjekur nga nën-kampionët e Argjentinës dhe në vend të tretë ndodhet Kolumbia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?