Shqipëria përgatitet për “finalen” në Varshavë, Sylvinho bën gati dy “përforcime” në mbrojtje

Sylvinho ka nisur lëvizjet strategjike në prag të sfidës vendimtare play-off të Kupës së Botës. Më 26 mars, Shqipëria do të përballet me Poloninë në Varshavë, në një duel që do të përcaktojë nëse kuqezinjtë do të vazhdojnë rrugëtimin drejt finales së play-off-it apo do t’i japin fund objektivit për Botërorin në Amerikën e Veriut.

Fituesi i këtij takimi do të ndeshet më pas me triumfuesin e çiftit Ukrainë-Suedi për një vend në turneun final. Prej javësh, stafi teknik ka intensifikuar kontaktet me lojtarët kryesorë të grupit, përfshirë kapitenin Berat Gjimshiti dhe mbrojtësin me eksperiencë Elseid Hysaj. Sylvinho po shqyrton afrimin e dy mbrojtësve të rinj për të rritur konkurrencën dhe alternativat në prapavijë.

Një nga emrat e përfolur është Stavros Pilios, aktualisht pjesë e AEK të Athinës. 25-vjeçari konsiderohet një profil i përshtatshëm për krahun e majtë të mbrojtjes dhe këtë sezon në Greqi ka regjistruar 30 ndeshje, duke kontribuar me katër asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në listë është edhe Bujar Pllana, i cili aktivizohet me Lechia Gdańsk në Poloni. Qendërmbrojtësi, i aftë të luajë edhe në krahun e djathtë, ka përfituar pasaportën shqiptare dhe shihet si një alternativë e vlefshme, veçanërisht për faktin se njeh mirë futbollin polak. Pllana ka qenë pjesë e Kosova U-21, por nuk ka vijuar më tej me përfaqësuesen e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?