Shqipëria shkëlqen me 4 gola në miqësoren ndaj Jordanisë, shënon edhe Broja

Kombëtarja kuqezi ka dhuruar një paraqitje bindëse në miqësoren ndaj Jordanisë, duke fituar me rezultatin 4-2 në stadiumin “Air Albania”.

Pjesa e parë nisi me disavantazh për Shqipërinë, pasi në minutën e 27-të Al-Rashdan përfitoi nga një mbrojtje e pasigurt dhe kaloi Jordaninë në avantazh. Megjithatë, reagimi i kuqezinjve nuk vonoi. Në minutën e 40-të, Mo Abualnadi shënoi autogol pas një aksioni të bukur të Bajramit dhe Dakut, duke barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë ishte e gjitha në kontroll të Shqipërisë. Në minutën e 65-të, Armando Broja përmbysi rezultatin pas një pasimi perfekt nga Kristjan Asllani, duke e dërguar topin në rrjetë për 2-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 10 minuta më pas, Arbër Hoxha realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke trefishuar epërsinë në 3-1. Në minutën e 79-të, Nedim Bajrami vulosi fitoren me golin e katërt pas një aksioni të bukur me Brojën. Në fund kishte kohë për Jordaninë që të gjente golin e dytë me Olwan. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

Albania 0-1 Jordan – Nizar Al-Rashdan 27′
byu/4gjdtokurwa insoccer

[Ekstraklasaboners] Albania [1]-1 Jordan – Mohammad Abualnadi OG 40′
byu/4gjdtokurwa insoccer

Albania [2]-1 Jordan – Armando Broja 64′
byu/4gjdtokurwa insoccer

Albania [3]-1 Jordan – Arbër Hoxha great goal 75′
byu/4gjdtokurwa insoccer

Albania [4]-1 Jordan – Nedim Bajrami 79′
byu/4gjdtokurwa insoccer

Posts from the soccer
community on Reddit

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?