Shqipëria siguroi play off e Kupës së Botës 2026, tranjeri Sylvinho ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes
Kombëtarja shqiptare arriti një fitore historike ndaj Andorrës, duke vulosur matematikisht kualifikimin në Play Off-in e Kupës së Botës, falë edhe triumfit 2-0 të Anglisë ndaj Serbisë.
Ai që është më i lumtur për këtë arritje është pikërisht trajneri Sylvinho që pas fitores me Andorrën hoqi një barrë shumë të rëndë, fashiti presionin e madh që ishte mbi të dhe skuadrën e tij. Trajneri brazilian nuk ngurroi t’iu drejtohet rrjeteve sociale duke postuar një video të festës së tij me futbollistët në dhomat e zhveshjes të shoqëruar me një mesazh në gjuhën portugeze dhe shqipe.
”Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën e play off-it të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve dhe drejtueseve të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse 3 vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës. Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri’‘,-shkruan trajneri Sylvinho në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

