Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria U-19 shkëlqen me fiton 6-0 në miqësoren me Lihteshtajnin

Sporti E diel, 11 Gusht 2024 12:56
Shqipëria U-19 shkëlqen me fiton 6-0 në miqësoren me Lihteshtajnin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kombëtarja U-19 ka triumfuar edhe në miqësoren e dytë ndaj Lihtenshtajnin, duke regjistruar një fitore të thellë 6-0.

Përveç rezultatit që flet shumë, një paraqitje mjaft e mirë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj, që shpalosi futboll të bukur dhe raste të shumta për shënim përgjatë 90 minutave.

Në krahasim me miqësoren e parë të luajtur dy ditë më parë, tekniku bën pak ndryshime në formacion duke hedhur në fushë këtë 11-sh startues: Amarildo Dervishaj, Muhadin Sulejmani, Fabjan Përndreca, Renato Halili, Glenis Belloj, Ergis Arifi, Frederik Tosku, Dejvi Duro, Tedi Malaj dhe Ron Hasani.

Kuqezinjtë e nisin mirë lojën dhe e spostojnë lojën në mesfushën e kundërshtarëve, duke iu afruar vazhdimisht portës së Lihtenshtajnit. Do të vinte minuta e 27-të kur do të zhbllokohej rezultati me Glenis Bellojn, që nuhat gjithçka dhe gjendet në momentin e duhur në qendër të zonës, duke shtyrë në rrjetë një top që erdhi pas një krosimi nga e djathta.

Dyfishimi vjen në minutën e 39-të me Ergi Bastarin, i futur në lojë si zëvendësues në pjesën e parë, i cili finalizon bukur me një gjuajtje diagonale me të djathtën pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë 2-0 për Shqipërinë, teksa trajneri Ahmataj rifreskon forcat në pjesën e dytë duke bërë disa zëvendësime.

Mund t'ju interesojë

Højbjerg jep “ok” për Juventusin: danezi pritet të jetë përforcimi i madh i merkatos së janarit

Højbjerg jep “ok” për Juventusin: danezi pritet të jetë përforcimi i madh i merkatos së...

Para 6 orësh
Scott McTominay te Milan: kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Scott McTominay te Milan: kuqezinjtë nisin lëvizjet, Napoli kërkon 40 milionë euro

Para 7 orësh
Real Madrid synon rikthimin e Nico Paz për 80 milionë euro, xhaxhai i lojtarit zbulon fjalët e nënës së Messit

Real Madrid synon rikthimin e Nico Paz për 80 milionë euro, xhaxhai i lojtarit zbulon f...

Para 7 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kuqezinjtë e nisin menjëherë fort edhe fraksionin e dytë me Frederik Toskun, që realizon golin e 3-0 në minutën e 47-të, në një kohë që zëvendësuesit shfaqen protagonistë. Është fillimisht Ariel Krajka që gjen rrugën e rrjetës për të fiksuar pokerin kuqezi dhe në minutën e 66-të është James Noreci që godet saktë me një kthesë me të majtën, duke çuar shifrat në 5-0.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Goli më bukur i sfidës ishte pa dyshim ai i realizuar nga Dejvi Duro në minutën e 69-të të sfidës, me mesfushorin që realizon nga një goditje dënimi, teksa portieri mik nuk mund të bëjë asgjë për të bllokuar sferën.

Mbyllet kështu me fitoren 6-0 të Shqipërisë U-19 testi i dytë me Lihtenshtajnin, teksa miqësorja e parë e luajtur më 9 gusht përfundoi me fitoren e kuqezinjve 4-0 me gola të shënuar Tedi Malaj (2), Denis Prendi dhe Ron Hasani.

Të dyja miqësoret u zhvilluan në fushën e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë.

ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 5 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 6 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 7 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.