Shqipëria U-21 barazon ndaj Moldavisë në miqësore

Shqipëria U-21, barazoi ndaj Moldavisë në miqësore, me rezultatin 1-1. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Vorës nuk prodhoi fitues, ndonëse rastet nga të dyja ekipet nuk munguan.

Kuqezinjtë e Alban Bushit, kaluan të parët në avantazh me Ermir Rashicën në minutën e 10-të, i cili shënoi me penallti.

Megjithatë në pjesën e dytë, miqtë barazuan shifrat me anë të Kostin, i cili shënoi në minutën e 79-të.

Në këtë takim, trajneri Bushi kishte mundësinë për të testuar disa lojtarë, të cilët ishin debutues te Shpresat.

SHKARKO APP