Shqipëria vallëzon në Chicago, spektakël unikal para ndeshjes në NBA (VIDEO)
Një moment i veçantë kulturor ka shoqëruar ndeshjen mes Chicago Bulls dhe Indiana Pacers, e përfunduar me rezultatin 126-145, ku bëri jehonë edhe kultura shqiptare në tribuna.
Para fillimit të sfidës në United Center, organizatorët kishin ftuar një ansambël nga komuniteti shqiptar në Illinois për të performuar muzikë dhe valle tradicionale. Shfaqja solli një atmosferë të pazakontë për një event të NBA, duke ndërthurur sportin me elementë të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Tingujt e instrumenteve tradicionale dhe ritmet dinamike të valleve u pritën me interes nga publiku amerikan, ndërsa valltarët, të veshur me kostume kombëtare, dhuruan një performancë plot energji dhe ngjyra. Spektakli arriti të tërheqë vëmendjen e të pranishmëve, duke krijuar një atmosferë festive në sallë.
Reagimi i tifozëve ishte shumë pozitiv, me duartrokitje dhe brohoritje që shoqëruan çdo moment të performancës. /Rozalb Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

