Shqipëria vijon përgatitjet për Finlandën, Hasa mungon në stërvitje për shkak të temperaturës

Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e radhës në UEFA Nations League, teksa kuqezinjtë po i afrohen sfidës së tretë ndaj Finlandës.

Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran zhvilloi një tjetër seancë stërvitore në Cesena, ku puna u përqendrua te aspekti fizik dhe ai taktik. Stafi teknik aplikoi ushtrime me ngarkesë fizike, ndërsa trajneri italian testoi edhe disa variante taktike në funksion të përballjes me finlandezët.

Në seancën e sotme mungoi Luis Hasa. Mesfushori nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit për shkak të temperaturës së lartë. Sipas Departamentit të Komunikimit të FSHF-së, Hasa do të udhëtojë drejt Tiranës, ku do të vijojë rikuperimin për t’u përgatitur për ndeshjen e fundit ndaj San Marinos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa tjetër e grupit e zhvilloi normalisht programin e përcaktuar nga stafi teknik, pa probleme të raportuara. Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Helsinkit, ndërsa të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00, do të zbresë në fushë përballë Finlandës në kuadër të ndeshjes së tretë të Nations League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?