FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria zhgënjen në Parma, Kombëtarja mundet thellë nga Kili (VIDEO)

Humbje e rëndë përballë Kilit. Të mos harrojmë se kemi përballë në Europian, pikërisht Italinë dhe Spanjën, kampione bote dhe europe, pa harruar edhe Kroacinë, ndaj mbrëmë ishim dobët, në mos fare ekip amator.

Shqipëria zhgënjen në testin e parë miqësor në përgatitjet për pjesëmarrjen në Euro 2024. Kuqezinjtë pësuan një humbje të thellë 0-3 në stadiumin e Parmës (Itali) ndaj Kilit, në një ndeshje jo pozitive për ne.

Kilianët kaluan në avantazh në minutën e 19-të me Edouardo Vargas, i cili shënoi me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Kombëtarja jonë pretendoi për një prekje të topit me dorë në momentin e pasimit. Asgjë nuk do të ndryshonte në 45 minutat e para, teksa kuqezinjtë vuajnë presionin e miqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Sylvinho rezervon minuta dhe për Brojën, Mucollin dhe Hoxhën. Pikërisht Broja do të krijonte një shans të artë në minutën e 72-të, por goditja ndalet nga Isla. Në minutën e 83-të, Marco Bolados shënon golin e dytë për Kilin, vetëm pak sekonda pasi zbriti në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kohën shtesë, Kili shënoi dhe golin e tretë me Davilan. Shqipëria do të luajë të hënën testin e radhës miqësor ndaj Suedisë në Stokholm. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?