Shqiptarët “pushtojnë” Andorran, priten mbi 3 mijë tifozë në stadium
Atmosferë e zjarrtë në Andorra, ku sonte në orën 20:45 Kombëtarja shqiptare do të përballet me skuadrën vendase në stadiumin “Encamp”. Tribunat pritet të jenë të mbushura kryesisht me tifozë kuqezi, pasi rreth 60 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në mbështetje të Shqipërisë.
Festa shqiptare ka nisur që në rrugët e Andorrës, ku flamujt kuqezi dhe plisat kanë krijuar një panoramë tërësisht shqiptare. Automjetet e zbukuruara me flamuj dhe këngët patriotike kanë shndërruar qytetin në një “Shqipëri të vogël” në prag të ndeshjes.
Sipas burimeve nga vendngjarja, rreth 3 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë të pranishëm në stadium për të përkrahur kuqezinjtë. Entuziazmi është i madh dhe pritshmëritë janë për një tjetër mbrëmje të paharrueshme për Kombëtaren shqiptare.
Sonte luhet edhe ndeshja Angli-Serbi, ku nëse Serbia humbet dhe në ndeshjen tjetër të grupit Shqipëria fiton, atëhere jemi përfundimisht të kualifikuar për në “play-off”.



KOHA JONË SONDAZH

