“Shqiptari i heshtur, çelësi i suksesit të Atalantës”

Një blerje në momentet e fundit, një suprizë shumë e bukur…mes fluturakëve të Atalantës. Fytyrave të kopertinave të saj,  iu shtua një blerje që jo nga të gjithë u kuptua. Ky është Etrit Berisha shkruan prestigjiozja italiane “Gazzeta Dello Sport”

Fitorja kundër Interit ishte edhe e tija. Në një ndeshje që, për më shumë sesa një pjesë loje u pa si një spektator pa biletë, ai nuk ngurroi që të bënte disa pritje magjike, kur u thirr në apel.
Berisha, shqiptari i heshtur, pritej që, ashtu sikurse te Lacio të vazhdonte të qëndronte në hijen që i rezervohet numrit dy të portës, sepse Sportielo.

në vitet e fundit i kishte të gjitha “letrat” në rregull për të vazhduar për shumë vite i pashqetësuar në kuadratin që nuk mendohej se do t’ia merrte kush. Ai ishte i ri, i fortë, i vazhdueshëm dhe shumë i lakmuar nga klubet e mëdha italiane dhe të Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndoshta, sirenat e merkatos bënë që ai të dilte nga shinat dhe Berisha, që nuk ndryshoi kurrë stilin e tij të të bërit sport ishte gati, në kohën dhe në vendin e duhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pa pretenduar kurrë asgjë, i vuri menjëherë cilësitë e tij në shërbim të skuadrës.
Debutoi në Kaljari, në një ndeshje të përfunduar keq për Atalantën, por pikërisht në atë takim, i vetmi që meritoi notë pozitive ishte Etriti.

Është edhe meritë e tij nëse Atalanta ka futur në “xhep” patentën e vrasësit të skuadrave të mëdha…
Nëse kërkoni të dini më shumë, pyesni në selinë e Interit dhe të Napolit, sepse duke ndalur këto dy superskuadra, Berisha ka ndihmuar, ndoshta shumë më shumë sesa i gjithë reparti defensiv, në grumbullimin e 10 pikëve nga ana e Atalantës, duke pësuar vetëm dy gola dhe duke ulur qepenat e portes.

Metamorfoza atalantine lind nga numrat e qartë dhe të pakundërshtueshëm, baza e rimëkëmbjes së skuadrës bergamaske; 11 gola të pësuar në pesë ndeshjet e para, vetëm dy të tjerë në katër sfidat e tjera. Por, nëse ky ritëm ka ndryshuar, pa dyshim që duhet ritheksuar se meritë shumë të madhe ka pasur Etrit Berisha, shqiptari i heshtur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?