Shqiptari Xherdan Shaqiri: Do shënoj gol për Zvicrën. Nuk kam ç’të bëj !
Ylli i Zvicrës Xherdan Shaqiri dha një intervistë ekskluzive për të dërguarin e SuperSport në Lens Egi Duro një ditë para përplasjes së shumëpritur për të gjithë shqiptarët.
Nga emocionet në hedhjen e shortit, te marrëdhëniet me futbollistët kuqezi dhe tek festa nëse i shënon Shqipërisë. Përtej respektit për bashkëkombasit e tij 24-vjecari kërkon fitoren ndaj formacionit të Xhani de Biazit.
“Shorti ishte një kënaqësi, por edhe stres prej familjes dhe shokëve.Unë jam i lumtur sepse do të takoj shokët e mi. Për krejt shqiptarët ishte e vecantë. Familja nuk e dëshironte përplasjen me Shqipërinë, edhe media ka folur shumë, por ka edhe kënaqësi. Kam folur shpesh mes nesh me lojtarët e Shqipërisë. Loja do të jetë e rëndësishme të dy ekipet duam të fitojmë ndaj do të jetë e vështirë edhe për ne.