Shtatë herë kampion bote, askush si titullari i Real Madrid

Real Madrid vazhdon të fitojë trofe. I fundit u arrit pas suksesit 5-3 në finalen e Botërorit për Klube ndaj Al Hilal, që ishte edhe trofeu numër 31 i epokës Florentino Perez.

“Los Blancos” numërojnë pesë triumfe ë Botërorin për Klube (tetë nëse marrim parasysh edhe ato të fituara para ndryshimit të formatit, duke llogaritur edhe Kupën e vjetër Ndërkontinentale).

Feston edhe Toni Kroos, i cili ka vendosur një rekord të veçantë. Mesfushori gjerman u shpall kampion bote për herë të shtatë gjatë karrierës së tij fantastike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë herë me Realin, njëherë me Bayern Munchen (2013) dhe njëherë tjetër me kombëtaren e Gjermanisë në Botërorin Brazil 2014. 33-vjeçari fitoi trofeun e 18-të me Realin. Kroos ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin legjendar. Tifozët dhe trajneri Ancelotti shpresojnë që ai të rinovojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?