Shtatë shqiptarë në fushë në duelin kroat, frenohen Fenerbahce dhe Muriqi

Plot shtatë lojtarë shqiptarë zbritën në fushë në ndeshjen Hajduk Split-Lokomotiva e Zagrebit. Vendasit fituan 1-0 falë golit të nigerianit Edouk në pjesën e parë dhe konfirmohen në vend të dytë të kampionatit kroat.

Ardian Ismajli dhe Francesco Tahiraj (u hodh në fushë në minutën e 79-të) ia dolën të fitojnë derbin ndaj Myrto Uzunit, Lirim Kastratit, Jon Mersinajt, Indrit Tucit dhe Enis Çokajt (këta dy të fundit u futën në lojë në pjesën e dytë).

Fenerbahce nuk shkoi më shumë se një barazim në shtëpi kundër Alanyasporit. 1-1 përfundoi ndeshja, teksa Max Kruse shënoi golin për ekipin e Vedat Muriqit (u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes). Kjo pikë e mban Fenerbahcen në vend të pestë me 38 pikë, tre më pak se kryesuesit e Trabzonspor dhe Sivasspor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sturm Grazi i Bekim Balajt nuk ia doli të kualifikohej në gjysmëfinalet e Kupës së Austrisë. LASK fitoi 2-0 dhe siguroi kualifikimin, ndërsa sulmuesi shkodran luajti 67 minuta në këtë përballje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?