Shtetet që presin fitoren në ”Rio 2016”

Sipas ekspertëve, vendin e parë pritet ta marrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vendin e dytë parashikohet se del Kina.

Ekonomistja gjermane Julia Bredtman e Sebastian Oten nga Instituti i Ekonomisë “Leibniz” dhe Karsten Krede nga Universiteti “East England” kanë krijuar një sistem parashikimi, duke u nisur nga përvoja e shkuar e shteteve, numri i popullsisë dhe faktorë të tjerë. Këta ekspertë thonë se Amerika dhe Kina do të vazhdojnë ta ruajnë supermacinë.

Gjithashtu, ata thanë se Rusia pritet të ketë rënie në këtë olimpiadë dhe se vështirë se mund të zërë vendin e tretë. Ekspertët vlerësojnë se në vend të tretë mund të renditet Britania e Madhe. Bredtman dhe kolegët e tij parashikojnë se Brazili do të jetë në 10 shtetet me më shumë medalje, për shkak se është vend organizator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre, shtetet organizatore tradicionalisht kryejnë investime të mëdha, me qëllim që të dalin sa më mirë në olimpiadë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?