Shteti me 600 mijë banorë në Afrikë siguron kualifikimin për në Kupën e Botës

Një nga mrekullitë më të mëdha të futbollit afrikan është bërë realitet!  Kombëtarja e Kepit të Gjelbër është kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në Kupën e Botës 2026. Skuadra afrikane, me një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh, arriti të sigurojë vendin e parë në grup,  përpara Kamerunit, Libisë, Angolës, Mauritius dhe Esuatinit.

Në ndeshjen e fundit, Kepi i Gjelbër mposhti Esuatinin me rezultatin 3–0. Golat u shënuan nga Ëilly Semedo, Rocha Livramento dhe Stopira. Me këtë fitore, ata përfunduan katër pikë përpara Kamerunit në Grupin D. Kameruni, që barazoi me Angolën, do të kërkojë tashmë kualifikimin përmes “play-off”-it.

Kepi i Gjelbër bëhen shteti i dytë më i vogël në botë për nga popullsia dhe më i vogli për nga sipërfaqja, që arrin të marrë pjesë në një Botëror futbolli., një arritje e paprecedentë për këtë komb të vogël ishullor në Oqeanin Atlantik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, në stadium shpërtheu një festë e jashtëzakonshme: mijëra tifozë vërshuan në fushë për të festuar historinë e re të futbollit të tyre, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?