Shtohen “dhimbjet e kokës” për Pirlon, me 4 mungesa kundër Portos

Humbja ndaj Napolit ka lënë pasoja edhe më të mëdha te Juventusi. Bardhezinjtë do të luajnë në mesjavë kundër Portos, por do të kenë disa mungesa. Juan Cuadrado pritet të jetë një nga mungesat e mëdha, pas një dëmtimi që pësoi në pjesën e parë ndaj të kaltërve.

Mesfushori i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme të bardhezinjve, ato me Porton dhe Crotonen.

Ndërkohë, mungesa të tjera për trajnerin Pirlo në takimin e Championsit priten të jenë edhe Arthur, Paulo Dybala dhe Aaron Ramsey. Lajm i mirë për “Zonjën e Vjetër” është se kundër portugezëve do të rikthehet Bonucci, i cili mungoi në fundjavë.

SHKARKO APP