Shtohen kritikat për “Topin e Artë”, pas Lewandowskit edhe Suarez
Për disa lojtarë “Topi i Artë” nuk është gjithçka, një nga ata është dhe sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez. Uruguajani shprehet se për të prioritet qëndron grupi, dhe për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë duhet diçka më shumë se të jesh numri 1.

Ajo çka pretendon se e penalizon është se për të qenë fitues i “Topit të Artë”, duhet të gëzosh një mbështjetje shumë të madhe, gjë e cila i mungon sipas tij.
“Fituesit e këtij çmimi nuk janë asgjë më shumë se njerëz më të reklamuar se unë. Gjithsesi për mua prioritet qëndron grupi. Nuk i jap shumë rëndësi “Topit të Artë”, u shpreh sulmuesi për “The Sun”.

Suarez është i vetmi lojtar që nga 2009 që është shpallur golashënues në “La Liga” duke patur konkurent Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon. Lojtari i fundit që e kishte bërë këtë ishte bashkombasi i tij Diego Forlan.
Diçka tjetër që mund ta ketë penalizuar Suarezin mund të jetë rasti i racizmit ndaj Evras, si dhe tre kafshimet ndaj lojtarëve kundërshtar në fushën e lojës.
Vetëm një ditë më parë, sulmuesi i Bayernit Robert Lewandowski, e kishte cilësuar këtë çmim si një show. Njerëzit që votonin aty sipas polakut, nuk ishin asgjë më shumë se njerëz të shitur.
(e.k/BalkanWeb)
KOHA JONË SONDAZH

