Shtohen të infektuarit me Covid-19 tek Interi, tërbohet Antonio Conte
Periudhë e vështirë tek Interi dhe kjo për shkak të koronavirusit. Ashley Young është lojtari i radhës që ka rezultuar pozitiv me Covid-19 tek ekipi i Antonio Contes.
“Veterani” i krahut të majtë të mbrojtjes është i infektuari i radhës në klubin italian, i gjashti pas Bastonit, Skriniar, Gagliardinit, Nainggolan dhe portierit Radu.
“Inter komunikon se Ashley Young ka dalë pozitiv në testet e kryera ditën e djeshme. Lojtari anglez ka nisur karantinën në shtëpinë e tij“, shkruan klubi zikaltër në faqen zyrtare.
📄 | COMUNICATO
FC Internazionale Milano comunica che Ashley Young è risultato positivo al Covid-19
👉 https://t.co/QkYiKaO9lt #FCIM
— Inter (@Inter) October 11, 2020
Një situatë e keqe përpara derbit të Milanos. Interi do luajë si pritës ndaj Milanit të Piolit në datë 17 tetor dhe rastet pozitive kanë shqetësuar shumë trajnerin Conte. /abcnews.al