Shtyhet derbi ndërmjet Marseille dhe PSG, shkak bëhet moti i keq
Derbi i Francës, i njohur si “Le Classique”, midis Olympique Marseille dhe Paris Saint-Germain, nuk do të zhvillohet sonte në orën 20:45. Arsyeja është moti i keq: mbi stadiumin “Vélodrome” parashikohen stuhi dhe reshje të dendura.
Në kalendar nuk ka pengesa të mëdha për të gjetur një datë të re, pasi asnjë nga dy skuadrat nuk ka angazhime në Evropë. Rregullorja e Ligue 1 lejon që ndeshja të luhet menjëherë të nesërmen, por e hëna është ditë e veçantë për futbollin botëror: në orën 20:00 zhvillohet ceremonia e dorëzimit të Topit të Artë, ku pritet të marrin pjesë disa lojtarë të PSG-së kampion i Francës. Ousmane Dembélé shihet madje si fituesi i paralajmëruar.
Për këtë arsye, opsioni më i mundshëm është një datë tjetër gjatë javës së ardhshme. Prefektura e Marsejës, ndërkohë, e ka marrë tashmë vendimin për shtyrjen e ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

