Shtyhet edhe gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë

Nuk do të luhet as gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Italisë. Pas shtyrjes së Juventus-Milan, ditën e sotme është vendosur që të shtyhet edhe dueli tjetër që ishte parashikuar për të enjten mes Napolit dhe Interit.

Mungon vetëm zyrtarizimi, teksa pritet mbledhja e prefekturës për të marrë një vendim përfundimtar. Kjo është ndeshja e tretë që shtyhet për zikaltërit, teksa deri më tani janë anuluar edhe duelet ndaj Sampdorias dhe Juventusit.

Kalendari pritet të jetë shumë i ngjeshur për skuadrën e Contes, që duhet të luajë njëherë në 3 ditë në muajin maj. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?