Shtyu në tokë trajnerin kundërshtar, lojtari merr një dënim shembullor
Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt, David Abraham ka marrë një dënim shembullor për shkak të një episodi në ndeshjen ndaj Freiburgut. Në minutat e fundit të ndeshjes, mbrojtësi argjentinas në tentativë për të marrë topin, shtyu trajnerin duke e rrëzuar këtë të fundit në tokë.
Ngjarje kjo e cila u diskutua shumë në Gjermani, teksa pritej edhe një dënim për lojtarin, që ka ardhur ditën e sotme. 33-vjeçari do të mungojë në 7 ndeshje, duke bërë që të mungojë deri në fund të këtij viti.
Frankfurti në këtë mënyrë do të humbasë një elementë të rëndësishëm për disa javë, për një gjest që është cilësuar si anti-sportiv.