Shuhet ëndrra kuqezi për të shkuar në Kupën e Botës, Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Mbrëmje dramatike në Varshavë, aty ku Kombëtarja e Shqipërisë u mposht me rezultatin 2-1 nga Polonia, në një sfidë të luftuar deri në minutat e fundit, por që na mohoi ëndrrën për të arritur në Kupën e Botës.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që rrezikuan që në minutat e para, ku Robert Lewandowski provoi brenda zonës, por tentativa e tij u devijua në këndore. Presioni i polakëve vijoi, ndërsa në minutën e 7-të ishte Elseid Hysaj që shpëtoi portën me një ndërhyrje vendimtare me kokë.

Problemet për Shqipërinë nisën herët, pasi në minutën e 17-të Ardian Ajeti u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, duke i lënë vendin Ardian Ismajli. Megjithatë, momenti më i mirë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 42-të. Arbër Hoxha përfitoi nga një gabim në prapavijën polake, kaloi portierin dhe dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh dhe duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Polonia reagoi fuqishëm. Në minutën e 63-të, Robert Lewandowski barazoi shifrat me një goditje me kokë, duke kërcyer mbi mbrojtjen shqiptare. Vetëm dhjetë minuta më pas, në minutën e 73-të, Piotr Zielinski realizoi golin e përmbysjes me një goditje të bukur nga distanca, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri Sylvinho vonoi me disa zëvendësime. Por nga fundi hodhi në fushë Armando Broja dhe Muçin për të rritur forcën sulmuese. Në minutën e 72-të, Broja shërbeu një top të bukur për Pilon, por tentativa e këtij të fundit u ndal nga portieri kundërshtar. Në minutat e fundit, Shqipëria tentoi të rikthehej në lojë, por pa arritur të gjejë golin e barazimit. Zëvendësimi i fundit erdhi në minutën e 82-të, kur Muçi mori vendin e Laçit, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Rasti më fantastik ishte për Shqipërinë ku Bajrami i vetëm përballë portierit polak nuk shënoi sepse e nxori jashtë portës topin. Dhe si rregull kur nuk shënon do ta pësosh.

Kaq ishte endërra shqiptare, kurse Kosova fitoi në Sllovaki 4 me 2 kundrejt ekipit vendas. Pra Kosova do ta vazhdojë endërren të martën ku do të ndeshet me Turqinë në Prishtinë.

Për trajnerin Sylvinjo kaq ishte qëndrimi në Shqipëri.

POLONI-SHQIPËRI 2-1

73’ Gol – Në momentin tonë më të mirë, Polonia gjen dhe golin e dytë me Zielinskin që shënon me një goditje nga distanca.

VIDEO E GOLIT 

72’ Mundësi tjetër e artë e shpërdoruar nga Shqipëria. Broja asiston për Stavro Pilo, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga portieri.

63′ Gol Mbulim i gabuar nga Elseid Hysaj, Polonia shënon golin e barazimit me Lewandowskin

VIDEO E GOLIT 

53’ E pabesueshme çfarë humbasim. Goli i dytë ishte thuajse i realizuar falë një kundërsulmi fantastik nga Elseid Hysaj, por Nedim Bajrami bën gjithcka keq në zonë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

47’ Dalje shumë e mirë e kuqezinjtë, por në fund asnjë nuk e shfrytëzon pasimin e Arbër Hoxhës në zonë

42′ GOOOOL Shqipëria shënon në Varshavë, super ARBER HOXHA. Përfiton nga një gafë në prapavijë dhe shënon, duke i dhënë avantazhin kuqezinjve.

VIDEO E GOLIT…

17′ Ajeti lë fushën i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Ismajli.

10’ Ajeti kërkon karton për goditje nga Lewandowski. Arbitri Taylor akordon vetëm faull.

7’ Hysaj na shpëton nga pësimi i golit duke shpëtuar portën në vijën anësore me një goditje me kokë që e çon jashtë

5’ Polakët krijojnë rastin e parë të rrezikshëm me një aksion të gjatë që finalizohet nga Lewandowski, por në fund topi devijohet jashtë

1’ Starton ndeshja në Varshavë

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?