Shuhet Esat Rakiqi, ish-trajner i Vllaznisë

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Esat Rakiqi ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare në Shtetet e Bashkuara, ku ishte zhvendosur së fundmi për të qëndruar pranë së bijës së tij që jeton atje.

Rakiqi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe lajmin e vdekjes e konfirmojnë edhe miqtë dhe kolegët e tij, Ramazan Rragami dhe Selami Dani.

Esati e nisi karrierën si futbollist në moshë të hershme dhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur iu përkushtua trajnimit, profesion që e kreu për 33 vite me radhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes faqes zyrtare, Klubi i Vllaznisë shpreh ngushëllimet për humbjen e tij, ndërkohë që trupi i të ndjerit pritet të mbërrijë në Shkodër në ditët në vijim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?