Si do të mbylleshin ligat e mëdha europiane nëse do ndiqet shembulli i Ligue 1?

Në Francë u vendos që kampionati të mbyllej për sezonin 2019/20, teksa PSG u shpall kampion. Gjasat janë që kjo formulë të përsëritet edhe në kampionatet e tjera të mëdha, por si do të dukeshin tabelat e renditjes?

Nëse e njëjta gjë ndodh në Spanjë, Barcelona do të shpallej kampione për këtë sezon, e ndjekur nga Real Madrid, Sevilla dhe Real Sociedad që do të luajnë në Champions League. Getafe dhe Atletco Madrid do të luanin në Europa League. Leganes, Mallorca dhe Espanyol mund të përfundojnë në divizionin e dytë, ndërkohë që Cadiz dhe Real Saragoza do të ngjiten në elitën e futbollit spanjoll, ndërkohë që Almeria ka shumë shanse për t’u bërë ekipi i tretë që i pason.

Në Itali nuk ka shumë surpriza, teksa Juventus do të merret titullin e 9-të radhazi, por këtë herë jo në fushë. Lazio e mbyllë në vendin e dytë, ndërkohë Inter dhe Atalanta do e ndiqnin në Champions League. Roma dhe Napoli do të luanin në Europa league. Lecce, SPAL dhe Brescia mund të përfundojnë në Seria B, ndërkohë që Benevento, Crotone dhe Frosinone mund të ngjiten në Seria A.

Bayern Munich mund të bëhet sërish kampion, ndërkohë që tri skuadra të tjera Borussia Dortmund, Leipzig dhe Borussia Monchengladbach do të përfundonin në zonën Champions League. Bayern Leverkusen dhe Schalke me këtë projeksion përfundojnë në Europa League. Werder Bremen dhe Paderborn do të zbrisnin nga elita e futbollit gjerman, për t’i lënë vendin Biefeld dhe Stutgart-it.

Liverpooli më në fund do të realizonte ëndrrën prej 30 vitesh, për të fituar titullin kampion. Manchester City, Leicester dhe Chelsea do e ndjekin në Ligën e Kampionëve. Manchester United dhe Wolves pritet të luajnë në Europa League. Bournemouth, Aston Villa dhe Norwich City mund të përfundojnë në Champinship, teksa vendin e tyre do ta zënë Leeds, West Brom dhe Fulham. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP