Si do të zhvillohet pjesa e mbetur e ndeshjes Shqipëri- Maqedoni?

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë u ndërpre sot në minutën e 75 për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave  janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.

Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi maqedonas kërkon që ndeshja të zhvillohet nësër në orën 12:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekipi shqiptar kërkon që ndeshja të luhet në orën 16:00, pasi skuadra nuk ka rezervuar hotel në Shkodër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?