Siguruan finalen e Championsit, por Reali pritet të formojë një super ekip sezonin e ardhshëm

Real Madrid siguroi një biletë për në finalen e Champions League, pasi mori një përmbysje spektakolare ndaj Manchester City-it. Carlo Ancelotti do të sfidojë Liverpoolin më 28 maj, por për disa lojtarë mund të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Los Blancos.

Reali në verë pritet të finalizojë transferimin e bujshëm të Kylian Mbappe me kosto zero nga PSG, por që do të duhet t’i ofrojë një super kontratë. Ai me shumë mundësi nuk do të jetë lëvizja e vetme e madhe.

Në mbrojtje do të afrohet Rudiger me kosto zero nga Chelsea, teksa marrëveshja është arritur. Nuk do të mungojë as një transferim u bujshëm në mesfushë, pasi janë shtuar ndjeshëm kuotat që e shohin Pogba me fanellën e Los Blancos. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

How Real Madrid could line up next season with three new signings

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?