Siguruan kualifikimin, por kapiteni i Lyon kapet me grushta me tifozin pas ndeshjes (VIDEO)

Fito dhe lufto. Ky është paradoksi i çuditshëm i lojtarëve të Lyonit që dje arritën një kualifikim të papritur për në fazën tjetër të Ligën e Kampionëve, por në fundin e ndeshjes ndodhi një incident aspak i këndshëm.

Kapiteni Depay, autor i golit që i lejoi francezët të kalonin raundin, ka shkuar drejt një tifozi, i cili kishte një banderolë fyese ndaj shokut të tij, Marcelo. Një turmë menjëherë shpërtheu dhe vetëm ndërhyrja e policisë dhe oficerëve të sigurisë parandaloi një përleshje mes tifozëve dhe lojtarëve.

Më pas sulmuesi ka shpërthyer në lot duke u shprehur: “Ata pështynë në fytyrat tona, shpresoj që klubi të marrë një qëndrim”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP