Silvinho me lot në sy: Jam shumë i trishtuar, krenar për djemtë e Kombëtares

Pas humbjes së Kombëtares ndaj Polonisë, trajneri Sylvinho doli para mediave me një qëndrim të qartë: zhgënjim për rezultatin, por krenari për paraqitjen e skuadrës.

Tekniku brazilian theksoi se kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të barabartë ndaj një kundërshtari të fortë si Polonia, duke lënë të kuptohet se fati i takimit mund të kishte qenë ndryshe.

“Jemi shumë të trishtuar. Jam krenar për lojtarët që luajtën si të barabartë me Poloninë. Mund ta mbyllnim ndeshjen edhe me fitore, por ja që i tillë është futbolli”, u shpreh Sylvinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ndaloi edhe te zgjedhjet taktike, duke sqaruar aktivizimin e lojtarëve dhe mënyrën se si u ndërtua loja në mungesë të një sulmuesi tipik qendre.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pilo është një lojtar që luan me ritëm dhe për këtë arsye vendosa ta aktivizoj. Kur të mungon një sulmues qendre, zgjedh të sulmosh nga krahët. Kjo ishte strategjia jonë për të thyer mbrojtjen polake, e cila është shumë e fortë”, theksoi trajneri.

Në fund të deklaratës së tij, Sylvinho u ndal te e ardhmja, duke mos dhënë një përgjigje të prerë për vijimësinë, por duke vlerësuar rrugëtimin e ekipit.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vijim. Por ky ishte një rrugëtim shumë i mirë si skuadër dhe si vend. Arritëm shumë pranë një ëndrre kombëtare”, përfundoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?