Simeone drejt largimit, pasuesi i tij është Pochettino

Atletico Madrid po studion alternativa të ndryshme si zëvendësues të trajnerit Diego Simeone, në rast se ky i fundit vendos të braktisë klubin. Një nga emrat më të mundshëm duket se është një tjetër argjentinas, Mauricio Pochettino, i cili aktualisht punon te Tottenham Hotspur. Ish-trajneri i Espanyol-it deri tani ka bërë të mundur që skuadra e tij të jetë ndër më të mirat në Premier League. Reputacioni i 44-vjeçarit në ishull është aq i madh, saqë në verë u përmend si pasues i Sir Alex Ferguson-it te Manchester United.

Mauricio Pochettino është trajner i ndikuar shumë nga leksionet e gjeniut Marcelo BielsaSipas asaj që shkruan britanikja “Mirror”, klubi madrilen më shumë po sheh për të ardhmen sesa për qëndrimin e “El Cholo”-s. Pochettino pëlqehet shumë nga bardhekuqtë, sepse ka pothuajse të njëjtën ide loje me atë të nënkampionëve të Evropës. Gjithsesi, trajneri duket se nuk po mendon largimin nga “White Hart Lane”. Kjo, për një arsye të thjeshtë. Çdo trajner në botë dëshiron të punojë në kampionatin anglez, aty ku konkurrenca për katër vendet e para në tabelën e klasifikimit është “vrastare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?