Simeone: E merituam fitoren ndaj një skuadre shumë të fortë!

Diego Simeone është shfaqur mëse i lumtur pas kualifikimit për në çerekfinalet e Champions League. Atletico eliminoi Interin e fortë të Simone Inzaghit falë penalltive, pasi Oblak dhuroi spektakël te 11-metërshat me pritjet e tij.

“Jam shumë i lumtur për tifozët, lojtarët dhe njerëzit tanë. E merituam fitoren ndaj një skuadre shumë të fortë. Desh vdiqa kur Riquelme humbi atë rast, por ne i besuam penalltinë e rëndësishme në fund. U përqendrua dhe shënoi.

Kështu është edhe jeta, nuk fiton i njëjti person gjithmonë. Vinim nga dy humbje të rënda, por kam djem me zemër të madhe. Pastaj, tifozët tanë janë të jashtëzakonshëm. Nuk është e thjeshtë të përballesh me ne në këtë stadium“, tha strategu argjentinas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?