Simeone i “vë gishtin”, Atl. Madrid kërkon mbrojtësin e Milanit
Alessio Romagnoli është kapiteni dhe lideri i Milanit. Interesimi për mbrojtësin italian kanë qenë të shumët në vitet e fundit.
Së fundmi ekipi që ka shprehur interes për Romangolin është Atletico Madrid, pasi trajneri Diego Simeone pëlqen cilësitë e Alessios. Kjo ka bërë që Atletico të nis misionin për transferimin e tij në Madrid.
E gjetur në këto kushte, Milani dëshiron të ‘blindojë’ kapitenin e tyre me një rinovim të kontratës, në mënyrë që ti jap fund thashethemeve për një transferim të mundshëm të 24-vjeçarit në kryeqytetin spanjoll. Zvonimir Boban ka filluar negociatat me Mino Raiola për rinovimin e kontratës.