Simeone: Interi një nga ekipet më të mira në Europë, ndaj tyre mund të jetë pika e kthimit

Në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Champions League, synimi i Atletico Madridit të Diego Simeone është përmbysja e disavantazhit 1-0 të pësuar nga Interi në “San Siro”. Trajneri i “Colchoneros” e prezantoi ndeshjen e së mërkurës në një konferencë për shtyp.

“Fjalët janë pak të dobishme, kemi një ndeshje të rëndësishme kundër një prej skuadrave më të mira në Evropë. Kam besim të plotë te lojtarët dhe ekipi. I kam idetë shumë të qarta, e kuptoj se çfarë po ndodh me ne. Deri në ndeshjen kundër Sevilla ishte një sezon shumë, shumë i mirë.

Jemi në garë në ‘Copa del Rey’ dhe Ligën e Kampionëve, kemi humbur 1-0 larg fushe ndaj një prej më të fortëve në Evropë. Në 20 ditët e fundit skuadra nuk ka ruajtur nivelin që mbante më parë dhe futbolli nuk fal. Me sa duket duam të rritemi, duke filluar nga kthimi ndaj Interit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi shumë për të thënë, unë besoj 100 për qind te lojtarët dhe ekipi im. E di që do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Përqendrimi, është një ndeshje që kërkon përqendrim shumë të lartë. Nëse ia dalim do të jetë diçka e shkëlqyer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lautaro? Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, e tregoi këtë në Argjentinë, gjithashtu me Interin. Lautaro luan futboll që favorizon stilin e tij të lojës dhe është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë”, deklaroi Simeone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?