Simeone premton: Një ditë do të rikthehem, e dua futbollin italian!

Në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League mes Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund, Diego Simeone, trajneri i “Colchoneros” foli për të ardhmen e tij.

“Sfida pararendëse kundër Interit na dha forcë për të vazhduar në këtë kompeticion. Jemi në tetë më të mirët e kompeticionit dhe tani mendojmë për BVB-në, të bindur se mund t’i lëndojmë edhe verdhezinjtë.

E ardhmja? Kam një kontratë edhe për dy vjet në Madrid, por në kokën time kam një tjetër ide. Në Itali jam ndjerë gjithmonë mirë, futbolli italian më mësoi shumë edhe kur drejtoja Catania, shpresoj të kthehem një ditë sepse e dua futbollin italian”, është shprehur Simeone.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?