Simeone sherr masiv me tifozët e Liverpoolit pas golit të tretë, ja si ndodhi episodi

Atmosferë e ndezur në minutat e fundit të ndeshjes mes Liverpool-it dhe Atletico Madrid-it në Anfield, pas golit vendimtar të Virgil van Dijk, i cili i dha fitoren skuadrës vendase.

Trajneri i madrilenëve, Diego Simeone, shpërtheu në nerva për shkak të gjesteve fyese të tifozëve të Liverpool-it ndaj tij. Për të shmangur përplasjen, stjuartët u detyruan ta largonin teknikun argjentinas.

Në tentativë për të sqaruar situatën, Simeone bëri me shejë gjestin e gishtit të mesëm në drejtim të gjyqtarit të katërt, Marcenaro, çka solli menjëherë ndërhyrjen e arbitrit kryesor italian, Maurizio Mariani, i cili e ndëshkoi me karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes, “El Cholo” komentoi: “Të ofendojnë gjatë gjithë ndeshjes dhe ti nuk mund të thuash asgjë. Është e vërtetë që një trajner duhet të qëndrojë i qetë, por nuk është e lehtë. Është e drejtë që të paguaj unë, por duhet të përgjigjen edhe këta njerëz.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?