Sinjale pozitive nga Anglia, ja kur pritet të rifillojë Premier League

Drejtuesit e Premier League-s po mendojnë për të filluar kampionatin, sa më shpejt që të jetë e mundur. Sekretari i Kulturës Oliver Dowden konfirmoi se po mbahen kontakte të vazhdueshme ndërmjet palëve dhe po bëhen të gjitha përpjekjet që Premiership të rifillojë sërish dhe t’i rikthehet normalitetit. Një mbledhje tepër e rëndësishme do të mbahet të premten e ardhshme, ku administratorët e klubeve të Premier League-s do të diskutojnë gjerë e gjatë në lidhje me të ardhmen e kompeticionit më të shtrenjtë në rang klubesh në glob.

Situata në ishull është duke u përmirësuar nga dita në ditë dhe pas valës së parë duket sikur virusi COVID-19 po mbahet nën kontroll, sidoqoftë Mbretëria e Bashkuar bëhet gati për të kaluar në vendin e pestë në rruzull, duke lënë prapa në statistika edhe një vend si Gjermania. Po diskutohet shumë për ditën 8 qershor për të filluar kampionatin anglez, megjithëse një zgjidhje mund të jetë edhe opsioni tjetër i datës 6 qershor.

SHKARKO APP