Sinjale pozitive nga Spanja, Reali fikson datën e rikthimit në stërvitje

Sinjale pozitive nga Spanja për rifillimin e sezonit të lënë përgjysmë. Komiteti Superior i Sportit dha “ok”-in në lidhje me administrimin e testeve serologjike për futbollistët, teksa Real Madrid ka fiksuar datën e rikthimit të skuadrës në stërvitje.

Masat e sigurisë do të jenë të ngjashme me ato të Gjermanisë, vend nga i cili është kopjuar protokolli sanitar. Marca raporton se djemtë e Zidane do të kthehen në Valdebebas (qendra stërvitore) në datë 11 maj. Stërvitja do të kryhet duke respektuar rregullat e rrepta shëndetësore.

Lojtarët do të stërviten individualisht dhe do të mbajnë distancat e tyre të sigurisë. Për më tepër, të gjitha zonat e zakonshme të qendrës sportive do të mbyllen dhe lojtarët do të largohen menjëherë drejt shtëpive të tyre pas përfundimit të seancave stërvitore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?