“Sirena” greke për Sadikun, Aris bën gati ofertën për ta bindur
E ardhmja e Armando Sadikut mund të jetë në kampionatin grek sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares, në huazim te Malaga nga Levante, ka shënuar 13 gola në 34 ndeshje këtë sezon dhe në moshën 29-vjeç do të donte të provonte një eksperiencë tjetër larg Spanjës.
Në verë, futbollisti nga Elbasani do të kthehet te Levante thjesht për shkak të fundit të huazimit, pasi destinacioni tij mund të jetë diku tjetër. Sipas “Gazzetta.gr”, ARIS Selanik është gati ta blejë, por problem mbetet rroga e lojtarit, pasi Sadiku fiton 500 mijë euro në vit.