Sistemi VAR shkakton polemika. Vllaznia thyen Dinamon dhe kryeson e vetme
Goli i Bekim Balajt u konsiderua i rregullt për pak milimetra, ndërsa Dinamos pak minuta më vonë iu anulua një i tillë po me VAR. Edhe pse u përpoqën kryeqytetasit dolën me humbje nga Shkodra.
Kështu pak para se të mbyllej sfida pati përplasje mes stafeve në fushë, me ndihmësin e Ilir Dajës dhe drejtorin sportiv të Vllaznisë Vioresin Sinani, të cilët u larguan me të kuq nga arbitri. Kjo situatë vijoi edhe pas vërshëllimës së trefishtë, kur vendasit festuan në mënyrë të shfrenuar.
Gjakrat e këtij dueli u ndezën një ditë më parë nga trajneri i shkodranëve, Martini, i cili në konferencë për shtyp u shpreh se Ilir Daja dhe Edlir Tetova, trajnerët e Dinamos dhe Egnatias, ushtrojnë presion të arbitrat në dëm të Vllaznisë.
Sipas Martinit kjo ndodh sepse ata e e kanë frikë ekipin shkodran. Vllaznia me këtë fitore u ngjit në kuotën e 23 pikëve, duke udhëhequr e vetme të paktën për momentin.
KOHA JONË SONDAZH

