Siti hipotekon titullin, Çelsi turpërohet nga Bournemuthi (VIDEO)
Mançester Siti hipotekon titullin kampion në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar në shifra të thella ndaj Uest Bromuiç. Fernandinjo kaloi në avantazh në minutën e 19-të Sitin, ndërkohë që në pjesën e dytë shënuan edhe De Brynë dhe Serxhio Aguero.
Të njëjtën rezultat kishte sonte në mbrëmje edhe Çelsi, por me dallimin se skuadra londineze u mund 0-3 në shtëpi nga Bournemuthi. Uillson, Stanislas dhe Ake shënuan tre golat pr miqtë që konfirmojnë momentin e vështirë për Blutë e Londrës. Konte tashmë rrezikon shkarkimin pas kësaj ndeshje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

