Siti shkatërron Arsenalin për herë të dytë brenda 4 ditësh (VIDEO)

Mançester Siti shpartallon për herë të dytë brenda javës skuadrën e Arsenalit. “Qytetarët” kanë fituar në shifrat 3-0 në transfertën e “Emirates Stadium” në një ndeshje që e vendosën që në pjesën e parë.

Bernardo Silva hapi serinë e golave që në minutën e 15-të me një goditje fantastike me të majtën në hyrje të zonës. Në minutën e 28-të Siti dyfishoi shifrat me David Silvën, i cili e çoi topin në rrjetë pas një pasimi mjaft të mirë në zonë me Agueron. 5 minuta më pas Leori Sane e kishte shumë të thjeshtë për realizuar golin e tretë pas një asisti të Ualker brenda zonës.

Arsenali pati mundësinë për të shënuar golin e nderit në fillimin e pjesë së dytë nga pika e bardhë, por Ederson priti gjuajtjen e Aubamejang. Siti ka fituar 24 nga 28 ndeshje në total gjatë këtij sezoni, duke u ngjitur në kuotën e 75 pikëve, 16 më shumë se Junajtid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?