Situatë absurde/ Torino nuk paraqitet, Lazio fiton ndeshjen në tavolinë
Lazio-Torino nuk do të luhet. Ndeshja e parashikuar për t’u zhvilluar në orën 18:30 nuk do të fillojë, pasi klubi granata nuk do të paraqitet për shkak të rasteve të shumta me Covid-19.
Federata Italiane nuk pranoi shtyrjen e ndeshjes, duke e bërë një rast të ngjashëm me sfidën Juventus-Napoli. Një ndeshje që do të luhet pasi klubi i De Luarenttis fitoi gjyqin më vonë.
Një tjetër ngjarje absurde në futbollin italian teksa ndeshja do të quhet fillimisht me rezultatin 3-0. Torino ka reaguar duke u shprehur se do ta dërgojë në të gjitha shkallët e drejtësisë këtë ndeshje, derisa të marrë të drejtën për të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/