S’ka alarm te Juventusi për Ronaldon, do të jetë në fushë ndaj Parmës
Alarmi në shtëpinë e Juventusit ka rëndë, pasi Cristiano Ronaldo është rikthyer që të stërvitet rregullisht në Continassa. Sulmuesi portugez pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Parmës, pas mungesës ndaj Udineses. CR7 u la jashët grumbullimit për shkak të një problemi në sinuset.
Në këtë mënyrë vjen një tjetër lajm i mirë për Sarrin që do të ketë një yll më shumë në fushën e lojës. Të mërkurën e ardhshme ndërkohë skuadra torineze do të luajë një ndeshje delikate ndaj Romës për Kupën e Italisë.
Juventus nuk do ta rrezikojë Ronaldon në rast se gjendja e tij nuk do të jetë optimale, por do të jetë një mënyrë për ta mbajtur në ritmin e ndeshjeve të shumta në këtë fazë të sezonit. /R.Lika-Koha Jone/