S’ka fitues në derbin e Madridit, Atletico shtang në fund Realin (VIDEO)

Real Madrid nuk arrin të “hakmarret” ndaj Atleticos së Madridit. Derbi i kryeqytetit u mbyll në barazim 1-1. Brahim Diaz kaloi vendasit në avantazh në minutën e 20-të.

Djemtë e Diego Simeones arritën të barazonin në minutat e para të pjesës së dytë, por goli i Savic u anulua për pozicion të parregullt të Niguez.

Vendasit pretenduan në tri raste për penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që Brahim Diaz humbi një shans të artë për të gjetur golin e dytë personal në derbin e kryeqytetit. Në sekondat e fundit erdhi edhe goli i Llorentes, i cili befasoi mbrojtjen dhe portierin e Realit me një goditje me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?