S’ka fitues në Derbin e Madridit, Grizman i përgjigjet Ronaldos (VIDEO)
Derbi i Madridit mes Realit dhe Atletikos është mbyllur barazim 1-1. Trajneri Zidane kishte lënë disa prej yjeve të tij pushim, ndërkohë që nga minuta e parë u aktivizua edhe Ronaldo. Ndeshja ishte mjaft e luftuar në pjesën e parë, teksa të dyja ekipet studiuan më shumë lojën e njëra-tjetrës. Oblak ka shpëtuar të paktën në dy raste skuadrën e tij nga gola të sigurt.
Në fraksionin e dytë, dueli bëhet më i hapur, me “galaktikët” që janë më këmbëngulës. Në minutën e 53-të pas një aksioni të bukur nga e majta, Bejl kroson në zonë për Ronaldon, i cili nuk fal në zonë duke e dërguar topin në rrjetë. Reagimi i “Los Colchoneros” është i menjëhershëm, pasi pas 3 minutash Grizman “hesht” Bernabeon. Më pas sfida bëhet e hapur, ndërkohë që Keilor Navas detyrohet të bëjë “superman”-in për të shpëtuar ekipin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

