S’ka krizë në Kinë, Guangzhu projekton një nga stadiumet më unikale në botë

Skuadra kampione e Kinës, Guangzhou Evergrande nisi këtë të enjte ndërtimin e stadiumit të ri. Impianti, është një vepër që do të kushtojë 12 miliardë yuan, ose ndryshe 1,2 miliardë dollarë.

Një investim kolosal, me stadiumin e ri që do të ketë kapacitet 100 mijë vende, duke qenë një prej më të mëdhenjve ne botë dhe pritet të jetë gati ne vitin 2022. Ai do të jetë edhe më i madh se stadiumi “Camp Nou” i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kapacitetit, tejet i veçantë është dezajni i jashtëm, që ngjason me një lule zambaku. Impianti është në gjendje që të ndryshojnë ngjyrën, me mbulesën në formë petalesh që mund të ngjyroset me portokalli, blu apo edhe rozë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo e bën të përshtatshëm për një spektakël të jashtëzakonshëm ngjyrash, ashtu siç e tregon edhe video e projektit, e publikuar nga klubi kampion i Superligës kineze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?