“S’ka titull në tavolinë, nuk jemi Inter”, vjen pëlqimi i Agnellit
Situata e kampionatit francez, me ndalimin e Ligue 1 dhe dhënien e titullit PSG, ka bërë që në Itali të nisin hipotezat se si mund të mbylleet sezoni. Juventus nuk do të pranojë titullin, teksa këtë gjë e ka konfirmuar presidenti i saj, Andrea Agnelli me një “jo” në rrjetet sociale.
Numri një i skuadrës torineze ka pëlqyer një postim të një tifozi në “Twitter”, i cili shkroi: Nuk duam që të fitojmë në këtë mënyrë, Agnelli ka thënë se do ta refuzojë. Shpresoj që të vazhdoj të mendojë të njëjtën gjë. Nuk jemi Inter”.
Në këtë mënyrë skuadra torineze duket se do të refuzojë titullin kampion në rast se mbyllja e kampionatit do jetë e pamundur. /R.Lika-Koha Jone/