Skadon klauzola që i lejonte Messit të largohej falas nga Barcelona

Lionel Messi do të jetë futbollist i Barcelonës të paktën deri në vitin 2021. Shtypi spanjoll se fundmi ka zbuluar se klauzola që i lejonte 32-vjeçarit që të largohej në fund të sezonit, ka skaduar që dje.

Ylli argjentinas nuk ka dhënë përshtypje se dëshiron që të largohet nga klubi blaugrana, madje ka dhënë sinjale pozitive se mund të mbyllë karrierën në “Camp Nou”.

Vetë futbollisti për të shuar çdo thashetheme të mundshëm të përhapur në mediat, gjatë ditëve të fundit, vendosi që të reagonte me anë të një postimi duke mohuar gjithçka. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP